
Rreth 80 ish-efektive te Policise se Qarkut te Shkodres te prekur nga reforma, qe prej tre muajsh nuk jane trajtuar ekonomikisht.
Ndonese sipas legjislacionit ne fuqi punonjesit e institucioneve shteterore, qe dalin ne asistence, shteti i trajton ekonomikisht per dy vjet rresht, duke u paguar te njejten rroge qe kane pasur ne momentin qe preken nga reforma, ish-blute e Shkodres, prej disa muajsh nuk kane marre asnje pagese.
Jane gjithsej rreth 80 ish-punonjes policie, te cilet gjate vitit te fundit jane zhveshur nga uniforma blu. Sipas tyre, deri para tre muajsh rroga eshte terhequr rregullisht, por qe tri jave para zgjedhjeve legjislative, ne llogarine e tyre bankare nuk eshte levruar asnje leke. Ndonese kane kerkuar zgjidhje te shpejte te situates, nuk eshte bere ende asgje. Duke folur per gazeten “Shqip” nje ish-punonjes policie me inicialet K.P. shprehet i indinjuar se “nuk e kuptojme se cfare po behet me ne. Kerkojme vetem te drejten tone dhe te zbatohet ligji. Ne na larguan nga puna sepse na nxoren ne reforme, pavaresisht se une dhe shume shoke te mi, kishim disa dekada punonjes policie dhe nje sere trajnimesh ne dosjet tona. Por ajo qe eshte per te ardhur keq eshte fakti se vendet tona te punes nuk u mbyllen, por ne u zevendesuam nga te tjere persona. Cdo dite vishen me dhjetera polici ne Shqiperi, ndersa ne qe kemi pervoje dhe jemi te trajnuar nga organizmat nderkombetare te specializuar ne luften kunder krimit, qendrojme ne asistence. Pa dashur te paragjykoj arsyet e daljes ne reforme, ajo qe na shqeteson eshte fakti se qe prej muajsh nuk po na jepet rroga. Kemi kerkuar gjithandej te drejten tone, po akoma nuk eshte bere asgje”.
Nderkohe ish-uniformat e tjera shprehen te shqetesuar per vonesat ne pagesa, pasi jane i vetmi burim te ardhurash per ta dhe familjet e tyre. Me tej ata shprehen se ka ardhur koha qe policet te kene nje status te vecante, ne menyre qe te permbyset koncepti se militantizmi partiak ndikon ne shkurtimet nga puna apo prekjen nga reforma.
Ne lidhje me situaten e krijuar, drejtues te Drejtorise se Policise se Qarkut te Shkodres jane shprehur se mospagimi i rrogave ka ardhur per shkak te vonesave ne levrimin e fondeve per kete kategori sociale. Sipas tyre, fondi per pagat e punonjesve te policise te dale ne reforme, levrohet cdo tre muaj dhe kjo ka cuar ne vonesat e pagave. Nderkohe kane premtuar se brenda ketij muaji, situata do te zgjidhet dhe te gjithe ish-policet qe kane dale ne reforme do te trajtohen financiarisht normalisht, ashtu sic percaktohet ne ligj. Mesohet se situata nuk eshte problem vetem per Qarkun e Shkodres, por dhe ne qarqe te tjera te vendit.
Top Channel