
Braktis femijet, nis procedimi penal per nje 34-vjecare nga fshati Mbrorje.
Mesohet se Blerina Bradvica eshte larguar nga shtepia duke lene pas dy femijet per te ikur ne drejtim te shtetit grek. Burimet e policise thane se Bradvica ishte divorcuar nje vit me pare nga i shoqi dhe gjykata i kishte besuar kujdestarine e dy femijeve, perkatesisht 10 dhe 12 vjec.
Te njejtat burime bejne te ditur se ajo eshte larguar nga banesa gjate oreve te nates, duke i lene femijet vetem ne shtepi, te cilet jane gjetur nga gjysherit, te cilet kane denoncuar prane organit blu te Korces largimin e se bijes. Pas sinjalizimit, policia ka nisur procedimin penal ndaj 34-vjecares, pasi braktisja e femijeve perben veper penale.
Ndersa kane nisur kerkimet per gjetjen e 34-vjecares se larguar prej disa ditesh nga banesa, eshte konfirmuar se ajo eshte larguar ne drejtim te shtetit grek. Dyshohet se ajo mund te jete larguar me nje person, me te cilin ka krijuar lidhje sentimentale.
Top Channel