Qeveria e re, doreheqje neper ministri

05/09/2009 08:30

Punonjesit e shendetesise gjate ketyre dy viteve, me shume se kurrkush tjeter, kane ndenjur me zemer ne dore.

Teksa presin ministrin e ri te Shendetesise, Petrit Vasili, po jetojne reminishenca te perseritura gjate dyvjeçarit te fundit.

Ne kete periudhe, Dikasteri i Shendetesise ka qene nen vorbullen e doreheqjeve, emerimeve dhe largimeve te njepasnjeshme.
Si pasoje e nje marreveshjeje politike, Kryeministri Berisha u detyrua dy vjet me pare te largoje nga posti i ministrit Maksim Cikulin.

Ne vend te tij u vendos menjehere Nard Ndoka, kreu i Partise Demokristiane. Si pasoje e prishjeve te aleancave, por edhe nje serie ngjarjesh ne shendetesi, bllokime tenderesh, protesta nga personeli shendetesor, ish-ministri Nard Ndoka u largua nga posti i ministrit per t’ia lene vendin pasardheses tjeter. Nje vit me pare, ne krye te Shendetesise u vendos Anila Godo, mjeke e njohur dhe me pervoje ne sherbimin shendetesor.

Nje vit me pas, si pasoje e aleancave te tjera te qeverise, Kryeministri Berisha do t’i linte vendin e ministrit te Shendetesise, sekretarit te pergjithshem te Levizjes Socialiste per Integrim, Petrit Vasili.

Ardhja e Vasilit ka krijuar turbullira ne Dikasterin e Shendetesise. Madje menjehere pas konfirmimit te rezultatit te zgjedhjeve dhe diskutimeve per postet e ministrave, punonjesit e shendetesise, ne menyre te veçante te ministrise, “vendin” te thurjes se politikave shendetesore hovi i punes ka rene ndjeshem.

Punet e perditshme, ato qe jane me urgjence, madje edhe angazhimet rutine jane permbushur te gjitha, por ajo qe shihet ne syte e administrates dhe verehet dhe ne paraqitjen e tyre eshte pritja se çfare do te ndodhe dhe si do te rrjedhin ngjarjet.

Veshjet e punonjesve nga zyrtare, me kostum, kravate, funde e pantallona serioze, kemisha e kepuce te mbyllura jane zevendesuar keto kohe me veshje me te lehta, sportive, te pambukta e kepuce pak me te rehatshme…

Top Channel