Koalicioni i vezhguesve vendore, nje bashkim vullnetar i gjashte organizatave te shoqerise civile, beri publik raportin e tij perfundimtar per zgjedhjet e 28 qershorit.
Sipas raportit, megjithe ngarkesen politike pergatitja e infrastruktures zgjedhore dhe legjislative vleresohen si argumenta pozitive per plotesimin e standarteve.
Reforma zgjedhore, megjithe kundershtimet e nje pjese te partive politike, vleresohet se u realizua nepermjet nje konsensusi politik te konsiderueshem.
Fushata sipas raportit, synoi te motivoje zgjedhesit per te votuar. Tonet negative, edhe kur u perdoren, nuk arriten te mbizoterojne, thote raporti. Koalicioni i vezhguesve shqiptare ve re se ne disa raste per qellime te fushates u kapercye ligji.
Ne perurime u angazhuan edhe ne forme te detyruar punonjes te institucioneve publike, te organeve te pushtetit vendor, nxenes e mesues, mjete dhe infrastruktura te institucioneve publike. Raporti thote se gjate procesit te votimit, rastet kur zgjedhesit nuk mund te votonin sepse nuk e kishin emrin ne liste ose rastet e votimit te perseritur te nje zgjedhesi te vetem, nuk u shfaqen ne mase shqetesuese.
Por nga ana tjeter, votimi ne grup dhe votimi ne familje vazhdon te mbetet ne nivele te konsiderueshme, vecanerisht ne zonat rurale. Raporti vlereson se KQZ u tregua profesional dhe transparent.
Aktivitetin e ketij institucioni vezhguesit vendore e cilesojne ne pergjithesi si nje arritje. Raporti ve re vonesa te krijimin e KZAZ-ve dhe sidomos te komisioneve te qendrave te votimit dhe grupeve te numerimit te votave. Raporti vlereson numerimin e votave si normal dhe ne peputhje me ligjin. Raporti vlereson edhe kolegjin zgjedhor si nje institucion qe mundi te gjykoje i pavarur nga presioni i politikes.
“Ne i vleresojme keto zgjedhje si nje kontribut dhe arritje pozitive ne procesin kompleks te zhvillimit demokratik te Shqiperise. Megjithe problematiken qe i shoqeroi, e cila ne jo pak raste ishte produkt i lojes politike midis partive dhe subjekteve zgjedhore, keto zgjedhje ne teresine e tyre prodhuan arritje pozitive ne rrugen per realizimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, ne perputhje me rekomandimet e OSBE-se dhe standartet e Keshillit te Europes per zgjedhje demokratike, si edhe me legjislacionin shqiptar”, Kristaq Kume.
Raporti i gjykon te parakohshme ndryshimet e sistemit zgjedhor. Por nese klasa politike vendos ta trajtoje kete problem, koalicioni i vezhguesve vendore rekomandon dy opsione: ose nje menyre qe votat te perkthehen me mire ne mandate, cka mund te ishte nje korreksion kombetar i sistemit aktual, ose kalimin nga sistemi aktual proporcional rajonal, ne nje sistem proporcional kombetar.
Top Channel