Vasili: Prioritete, vaksina e anti korrupsioni

04/09/2009 15:45

Ministri i ri qe pritet te vije ne krye te shendetsise, Petrit Vasili premton konservim te cdo arritjeje te deritanishme dhe thellim te reformave per te rritur cilesine dhe ulur pakenaqesine e qytetareve ndaj sistemit shendetsor.

“Kemi per detyre te cojme perpara me disa elemente rajonalizimin e sherbimit spitalor qytetar. Duhet te kemi nje sigurim shendetesor kombetar dhe te konsolidojme sistemin tone paresor”, u shpreh Vasili.

Duke vleresuar masat e marra deri me tani per pandemine e virusit A H1N1 ndonese nuk e konsideron si zgjidhje perfundimtare,Vasili shprehet se nuk do te jete e veshtire per ta siguruar ate per Shqiperine.

“Ceshtja e vaksines eshte nje proces negocimi sa mjekesor, aq edhe e karakterit tregtar. Negocimi ne kohen e duhur dhe te shpejte nuk do ta beje problem nje ceshtje te tille”, u shpreh Vasili.

I vetdijshem per problemet ne shendetesi dhe ankesave te qytetareve sa i perket korrupsionit ne shendetesi, Vasili shprehet se ai nuk mund te luftohet me demagogji, por thjesht me displinim te sistemit.

Persa i perket mjekeve me aftesi dhe kapacitete profesionale ministri i ri shprehet se ato mund t’i ushtrojne ne sherbimin privat ku mund te realizojne fitime te ligjshme.

Sipas Vasilit shendetesia shqiptare deri me tani ka vendosur rregulla por nuk ka qene konseguente ne zbatimine tyre.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta