Turistet nga Kosova, 800 mije deri ne gusht

04/09/2009 08:40

Edhe gjate muajit gusht ka vazhduar me ritme te larta kalimi i kufirit nga Kosova per ne Shqiperi dhe anasjelltas.

Madje sipas burimeve kufitare muaji gusht ka tejkaluar edhe muajin paraardhes, korrikun me rreth 10 per qind me shume. Keshtu sipas te dhenave nga policia e kufirit rezulton se gjate ketij muaji nga dogana e Morinit kane hyre ne Shqiperi rreth 280 mije persona, kryesisht shtetas te Kosoves, por edhe te vendeve te tjera, dhe kane dale 230 mije, gjithashtu shtetas te Kosoves dhe te tjere.

Sipas deklaraimeve ne kufi, shumica e ketyre shtetasve jane tursite nga Kosova qe kane kaluar pushimet ne bregdetin e Shqiperise. 

Ky numer i madh pushuesish ka hyre dhe dale me rreth 130 mije automjete, ku peshen kryesore e kane pasur qindra e autobuse te dhejtera agjencive udhetimi ne Kosove dhe ne Shqiperi.

Numri prej 510 mije personash ne hyrje dhe ne dalje, vetem gjate nje muaji ne doganen e Morinit eshte shifra me e larte e arritur ndonjehere dhe me e larta e muajve te veres se sivjetme, e diktuar dhe nxitur nga venia ne pune e korridorit Durres-Kukes-Prishtine ne pjesen Milot-Morin.

Gjithe ky ritem i larte pune eshte perballuar nga efektivat e policise kufitare dhe nuk ka pasur asnje incident, nderkohe qe eshte punuar ne per te mos krijuar radhe te gjata, si dhe per te shkurtuar kohen e pritjes per kontrollin e kalimit te kufirit. Ne dogane kane funksionuar nente sportele te kontrollit te pajisur me personel dhe mjete elektronike te sistemit TIMS per kontrollin.

Sezoni turistik i nisur ne  pjesen e dyte te muajit maj do te perfundoje me 15 shtator nga ku priten shifra optimiste per numrin e tursteve qe kane kaluar pushimet ne Shqiperi.

Shifra e deritanishme, sipas te  dhenave kufitare i ka kaluar 800 mije pushues. Nje nga masat lehtesuse te ndermarra nga shteti shqiptar ka qene  edhe pranimi ne sportelin kufitar i çdo lloj dokumenti identifikimi nga ana e shtetasve te Kosoves.

Edhe kalimi i shtetasve shqiptare ne drejtim te Kosoves ka vijuar normalisht dhe ne shume raste kalimi po behet vetem me karten e identitetit. Keshtu ne muajin gusht 2009 kane hyre e dale ne Kosove afro 15 mije shtetas shqiptare. Fluksin me te madh te kalimeve te kufirit e perballon dogana e Morinit, nderkohe qe dy dogana te tjera, ne Has dhe ne Tropoje, si dhe tre pika te kailmit kufitar ne Shishtavec, Borje dhe Orgjost te Kukesit kane pasur rreth 20 mije kalime te kufirit.

Ne keto dite te para te shtatorit, fluksi i levizjes ne Morin ka nderruar krah. Nese gjate qershorit, korrikut e gushtit, autoritetet kufitare shtonin sportelet dhe punonjesit per kontrollin e personave qe hynin ne Shqiperi, tani kjo gje behet per ata qe dalin nga vendi yne per t’u kthyer ne Kosove pas pushimeve verore te kaluara ne brigjet e Adriatikut dhe Jonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA