Perfaqesues te Qendres Kombetare te Licensimit dhe Ministrise se Ekonomise Tregetise dhe Energjitikes ne nje tryeze te rrumbullaket me perfaqesues te Dhomes se Tregetise dhe Industrise, Tirane dhe Dhomes Amerikane te Tregetise zhvilluan sot nje diskutim ne lidhje me punen e deri tanishme te kesaj qendre dhe mbi reformen ne fushen e licencimit.
Zevendesministri i Ekonomise, Enno Bozo e quajti krijimin e kesaj qendre si nje hap deciziv per permiresimin e klimes se biznesit ne Shqiperi.
Bozdo tha se krijimi i kesaj qendre dhe reforma ne fushen e licencimit kane sjelle reduktim te kostove, te afateve, thjeshtezim te proceduratve te licensimit per biznesin etj.
Qendra kombetare e licensimit funksionon ne baze te nje sistemi elektronik qe automatizon te procesin e licensimit dhe mundeson ndjekjen hap pas hapi te ecurise se licensimit me sherbimin me nje ndalese dhe me procedura transparente dhe te shpejta.
Top Channel