PS, sot dhe neser vendimi per bojkotin

04/09/2009 08:30

Partia Socialiste do te mbledhe sot ne mbremje Kryesine e saj per te vendosur se cili do te jete qendrimi i saj per konstituimin e Parlamentit te ri.

Njekohesisht pjese e diskutimit do te jene emrat qe do kryesojne grupin parlamentar. Ndersa neser PS pritet te zhvilloje mbledhjen e pare te grupit parlament per te vijuar me te njejtat çeshtje.

Kryesia do te ridiskutoje çeshtjen e bojkotit te Parlamentit. Sipas kryetarit te PS-se, Edi Rama, Kongresi ia ka lene te drejten e vendimmarrjes forumeve te PS-se. “eshte percaktuar qartesisht nje qendrim ndaj zgjedhjeve dhe kjo do te thote qe vendimmarrja e PS per marredheniet me kete Parlament me legjitimitet thellesisht te cunguar eshte nje vendimmarrje qe kongresi ia ka lene institucioneve te tjera te PS-se, duke i konsideruar keto zgjedhje pa legjitimitet dhe duke e konsideruar rezultatin e ketyre zgjedhjeve te papranueshem”, tha Rama.

Ndersa sa i perket emrave qe mund te drejtojne grupin parlamentar emri me i perfolur eshte ai i Gramoz Ruçit, ndersa me pare eshte perfolur edhe ai i Pandeli Majkos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA