Nishani: Te vendosur ne luften ndaj krimit
04/09/2009 10:50
Ministri i Brendshem, Bujar Nishani deklaron se policia eshte e vendosur te ruaje sigurine dhe te luftoje krimin.
Duke folur per vrasjen e 4 policeve ne fillim te gushtit gjate nje aksioni per kapjen e te shumekerkuarit Dritan Dajti, Nishani theksoi se puna e policise eshte nje beteje kunder krimit dhe ne beteja ka edhe te rene.
Po ashtu numri nje i Rendit, preku edhe ceshtjen e vrasjes se deputetit Fatmir Xhindi, duke sqaruar se prokuroria po vazhdon hetimet rreth kesaj ngjarjeje.
“I kemi dhene te gjitha informacionet prokurorise dhe hetimi po ecen ne drejtimin e duhur”, u shpreh Nishani.
Top Channel