Pas firmosjes se marreveshjes per bashkeqeverisje me kryetarin e LSI-se, Ilir Meta, Kryeministri Berisha pritet te beje te njejten gje me aleatet e koalicionit te djathte.
Sot pritet qe Berisha te firmose marreveshjen e bashkeqeverisjes me kryetarin e PR-se, Fatmir Mediu, partia e te cilit ne zgjedhjet e 28 qershorit arriti te marre vetem nje deputet.
Posti qe kjo force politike pretendon te marre ne qeverine e re eshte ai i Ministrise se Mjedisit, e cila pritet te drejtohet nga vete kryetari republikan Fatmir Mediu. Per kater vitet e shkuara, PR-ja ka drejtuar Ministrine e Mbrojtjes, por pas doreheqjes se Mediut per shkak te tragjedise se Gerdecit, kjo force politike mbeti serish ne qeveri por me nje tjeter ministri, ate te Shendetesise se drejtuar nga Anila Godo, e cila te henen do t’i dorezohet ministrit te ri Vasilit, i cili vjen nga marreveshja e bere mes PD-se dhe LSI-se.
Sot Kryeministri Berisha pritet te zhvilloje takime dhe te firmose marreveshje edhe me kryetarin e PDI-se, Tahir Muhedinin, force politike e cila, ashtu si PR-ja, perfaqesohet ne Kuvend me nje deputet. PDI-ja ka kerkuar qe te perfaqesohet ne qeveri me nje post ministror, duke specifikuar Ministrine e Mjedisit ose Ministrine e Punes, por ende nuk eshte lene te kuptohet asgje nga Kryeministri Berisha nese kerkesa e tyre eshte marre parasysh.
Dy dite me pare Kryeministri Berisha, ne firmosjen e marreveshjes se bashkeqeverisjes me LSI-ne, duke vleresuar aleatet e tij, shpreh se aleatet do te perfaqesohen ne qeveri sipas numrit te votave qe kane arritur te marrin ne zgjedhjet e 28 qershorit. Ndersa me aleatet e tjere, te cilet nuk arriten te perfaqesoheshin ne qeveri Kryeministri ka deklaruar se ata do te perfaqesohen ne nivel zevendesministrash apo keshilltaresh prane kabinetit te Kryeministrit.
Deri ne fund te javes, negociatat mes Kryeministrit Berisha dhe aleateve te tij duhet te kene perfunduar dhe ky premtim tashme eshte bere nga kreu i qeverise.
Te henen betohen ne sallen e Kuvendit parlamentaret e rinj, nga i cili Kryeministri Berisha do te nxjerre dhe qeverine, te cilen do t’ia dergoje per dekretim Presidentit te Republikes dhe me pas emrat e ministrave te dekretuar paraqiten ne Kuvend per t’u miratuar dhe per te nisur detyren e re te qeverisjes se vendit per kater vitet e ardhshme.
Berisha ka marre serish drejtimin e vendit pas zgjedhjeve te 28 qershorit dhe fale vendimit te LSI-se per te bashkeqeverisur me PD-ne, pasi partite e koalicionit te djathte, me ne krye PD-ne, me 28 qershor arriten te merrni 68 mandate deputetesh.
Ky numer ishte i pamjaftueshem per te krijuar nje qeveri pa parti te tjera. Per te shmangur futjen e vendit ne zgjedhje te parakohshme, Kryeministri Berisha ftoi publikisht kryetarin e LSI-se Meta per te bashkeqeverisur vendin per kater vitet e ardhshme.
Ftesa u pranua menjehere nga LSI-ja dhe pas ketij hapi nisen edhe negociatat e para sa publike dhe jopublike per te konturuar se ne ç’nivel do te perfaqesohet LSI-ja ne qeveri dhe cilet do te ishin ministrite qe kjo parti do te merrte ne drejtim. Pas gati nje muaji, dy dite me pare PD-ja dhe LSI-ja, nepermjet Berishes dhe Metes, firmosi marreveshjen e ba
shkeqeverisjes ku LSI-ja do te drejtoje tre ministri, te Shendetesise, Ekonomise si dhe Ministrine e Jashtme dhe zevendeskryeministrin, rreth shtate poste zevendesministrash, nenkryetarin e Kuvendit, dy prefekte, si dhe perfaqesimi ne masen 20% ne nivel drejtorish ne qarqe.
Top Channel