Nje aksident i rende automobilistik i ndodhur ne autostraden Durres-Kukes ne paraditen e sotme pikerisht ne lagjen Drinas te qytetit te Kukesit, i ka marre jeten nje 15 vjecari.
Ne aksident jane perfshire dy automjete, njeri tip golf me targa te Kukesit qe drejtohej nga shtetasi Platin Nezir Mehmeti 15 vjec, i cili eshte perplasur me nje automjet tjeter tip benz me targa te kryeqytetit qe drejtohej nga shtetasi turk Ali Galip Oster 34 vjec.
Shpejtesia e madhe e automjetit qe drejtohej nga 15-vjecari Mehmeti ka shkaktuar devijimin e automjetit ne njeren prej kthesave te autostrades duke dale ne korsin e kundert te saj e duke u perplasur me automjetin qe drejtohej nga shtetasi turk.
Aksidenti ka qene fatal per 15-vjecarin Mehmeti duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Nderkohe policia rrugore e Kukesit ka shkuar ne vendengjarje ne ngritjen e grupit hetimor ne zbardhjen e rrethanave te aksidentit.
Top Channel