Lushnje, terhiqen dhuruesit e gjakut

03/09/2009 08:00

Nje nga bankat kryesore te rezervimit te gjakut ne vend, ajo e Lushnjes, e cila prej nje viti eshte  “pagezuar” me emrin Qendra Rajonale e Hematologjise, po ndien mungese te theksuar te dhuruesve duke vene ne veshtiresi qindra te semure nga Lushnja, Fieri, Mallakastra e rrethe te tjera te Jugut.

Te marten e kesaj jave, rezervat e gjakut ne frigoriferet e bankes kane qene vetem dy flakon. Sipas bluzave te bardha, ne kete banke gjaku mesohet se sigurimi i ketyre dy flakoneve eshte bere nga familjare te te semureve dhe pas analizave eshte konstatuar se nje prej flakoneve ishte i infektuar. Sot Qendra Rajonale e Hematologjise ne Lushnje ka vetem nje flakon gjaku rezerve.

Alarmi per mungesen e theksuar te rezervave te gjakut jepet edhe prej mjekut specialist, Mehmet Xhindole, qe drejton kete qender. Ai thote se “muaji gusht ka shenuar edhe krizen me te thelle per gjak qe kjo qender ka njohur gjithe kete kohe”. Familjaret e te semureve kronike me talasemi perdite i drejtohen kesaj qendre me shpresen e gjetjes se sasise se domosdoshme te gjakut per te afermit e tyre, por kthehen “duarbosh”.

Mesojme se prej gjashte javesh shume te semure me talasemi, kryesisht femije te moshave te vogla, nuk kane marre gjak, duke rrezikuar keshtu jeten.
“Kam jave pa i dhene gjak tim biri. Eshte vetem 12 vjec dhe ka lindur me talasemi. Nuk ka gjak edhe pse perdite mbetem ketu. Po vihet ne rrezik jeta e djalit”, tha Esmeralda Hyso, nena e nje femije te semure me talasemi nga rrethi i Lushnjes.
Nderkohe, nje e semure, rreth te 30-ave tha se “kam kater dite e shtruar me kerkesen e domosdoshme per gjak, por me kot. Nuk po gjendet asnje gram per mua e per shume te shtruar te tjere”. Te semuret kronike me talasemi, por edhe urgjencat qe vijne si shkak i aksidenteve apo i semundjeve nuk po perballohen dot nga Qendra Rajonale e Hematologjise ne Lushnje. Mjeku specialist i kesaj qendre, Mehmet Xhindole, tregon se ka vene ne dijeni Ministrine e Shendetesise lidhur me krizen per gjak.

Gjithashtu, Xhindole thote se as familjaret dhe as dhuruesit vullnetare nuk kane shprehur gatishmeri per te dhene gjak gjate gjithe muajit gusht. “Me gjithe sensibilizimin per thithjen e dhuruesve te gjakut, duhet pranuar qe disa emergjenca jane kaluar fale dhurimit te familjareve, kurse rastet e tjera tashme ndihen te rrezikuara. Kjo eshte periudha e krizes se vertete per gjak”, thote mjeku Xhindole.
Prane Qendres Rajonale te Hematologjise ne Lushnje trajtohen sistematikisht afro 500 te semure me talasemi qe vijne nga rrethet Fier, Mallakaster, Berat, Lushnje e nga disa te tjera prej Jugut dhe Jugperendimit te vendit.

Top Channel