Korce, aksidentohet emigranti 23-vjecar

03/09/2009 12:10

Nje emigrant 23- vjecar u aksidentua rende ne hyrje te qytetit te Bilishtit.

Andrea Ahmeti nga Pogradeci ishte ne nje nga autobuzet e linjes qe vinte nga Greqia ne drejtim te Korces. 23-vjecari zbriti nga autobuzi per te ndihmuar nje te moshuar per shkak se kishte shume bagazhe por ndersa qendronte ne rruge u godit nga nje automjet qe levizte ne drejtim te doganes se Kapshtices.

Ai u transportua ne gjendje te rende shendetesore drejt shtetit grek. Policia qe shkoi ne vendin e ngjarjes beri te ditur se drejtuesi i automjetit me targa te Korces po levizte me shpejtesi kur perplasi emigrantin, nderkohe qe nuk mori masa per te frenuar edhe pse ne rruge ksihte kembesore. Shkaktari i aksidentit eshte ndaluar nga policia.
 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta