Blushi: Terheqja per te mos u paragjykuar

03/09/2009 22:39

Ben Blushi ne vazhdimesi te opinioneve te tij ne emisionin Top Story ne Top Channel u shpreh se u terhoq nga gara per kryetar i PS-se per te mos u paragjykuar.

“Une nuk dua te paragjykohem qe flas se dashkam te behem kryetar i PS-se, tani nuk jam ne gare edhe prap po flas”, tha deputeti socialist.

Me tej zoti Blushi tha arsyet pse ai eshte kunder vendimit te Partise Socialiste per te bojkotuar parlamentin.

“Une jam kunder bojkotit sepse eshte nje levizje e ekzagjeruar, nuk eshte ne interes te PS-se dhe kemi pergjegjesi perpara elektoratit, duhet ta perfaqesojme ate qe na ka votuar”, u shpreh Blushi.

Nderkohe ne lidhje me ndonje vendim te tij personal per te hyre ne parlamentin e ri duke thyer urdherin e miratuar nga selia roze Blushi tha se nuk do t’ia jape asnje njeriu kenaqesine per ta pare ate jashte Partise Socialiste.

“Partite politike prishen kur rregullat e tyre nuk zbatohen dhe nese shkeljet e statutit vazhdojne duke dhunuar per shkak se sot ke shumicen, sigurisht qe do te sjelle pasoja, PS e ka provuar cdo te thone keto ndarje. Une fola qe do i rezistoj bojkotit deri ne kufijte e logjikes. Shqiperia nuk ka nevoje per kete politike dhe une do te vazhdoj te distancohem prej saj pavaresisht kostove personale qe do me sjelle”, perfundoi deputeti socialist, Blushi.

Top Channel