
Deputeti socialist Ben Blushi, i ftuar ne emisionin “Top Story” ne Top Channel ka dhene argumentet e tij per qendrimin kunder kryetarit te PS Edi Rama, pas zgjedhjeve te 28 qershorit.
Blushi ka deklaruar se PS i ka humbur zgjedhjet dhe dhe se tani korrektohet duke e pranuar kete fakt.
“Jane humbur zgjedhjet dhe meqe zgjedhjet jane humbur ne duhet te flasin. Te gjithe ne duhet te shpjegojme perse eshte humbur. Duhet te perpiqemi te korrektohemi pasi fakti qe humbem zgjedhjet nuk do te thote se ne Shqiperi nuk ka PS. Partite duhet te udhehiqen nga e verteta dhe kjo eshte ajo qe po bej une. Kam humbur disa bashkepunetore, por kam gjetur te tjere. Une dhe shume te tjere duam te shmangim tkurrjen e partise, gje per te cilen une jam shume i motivuar”, ka pohuar Blushi.
Duke folur per marredheniet e tij me kryetarin e PS, Edi Rama, Blushi ka theksuar se ato kane qene ne disa raste miqesore, por ka nenvizuar se mbeshtetja e tij dhe e eksponenteve te tjere te PS nuk solli ate qe elektorati priste.
“Une kam pasur nje raport luajal dhe miqesor me Edi Ramen dhe njerezit e dinin qe kam qene nje nga ata qe e kane motivuar ne kete gare. Por nuk ia dolem dot, nuk arritem te vinim ne pushtet, duke zhgenjyer elektoratin”, ka pohuar Blushi, i cili ka theksuar se pas humbjes PS duhet t’i kerkoje shkaqet tek vetja dhe jo tek faktore te tjere.
“Une e prisja nje dite kur do te kishim nje revansh politik ndaj Berishes, por nuk e arritem per shkak te shkaqeve tona. Ka pasur difekte ne zgjedhje, si vjedhja e votave, mospajisja e qytetareve me karta identiteti, etj. Berisha e ka prekur voten, por nuk eshte vetem kjo. Une nuk fajesoj vetem pushtetin, nje pjese e arsyetimit per keto zgjedhje duhet bere duke e drejtuar gishtin tek vetja jone”, ka nenvizuar Blushi.
Sipas tij, koalicioni i majte i hartuar nga PS per ne zgjedhje ishte me i dobet se ai i djathte dhe qarqet drejtuese te socialisteve nuk bene analizen e duhur.
“Koalicioni jone ishte me i dobet se ai i djathte. Pertej zgjedhjeve, ka shume qe thone perse Berisha u tregua me inteligjent duke bere nje koalicion me Ilir Meten dhe pse nuk e beri PS para dhe pas zgjedhjeve. Pra, ne nuk beme analizen e duhur per zgjedhjet. Gjithashtu, ne nuk u ofruam qytetareve programin e duhur”, ka deklaruar Blushi.
Me tej deputeti socialist ka kritikuar edhe zgjedhjen e Kodit Zgjedhor nga ana e PS, e cila sipas tij u soll me egoizem.
“Shkuam ne zgjedhje me nje filozofi egoiste. Ky eshte nje problem mbi se ku do te shkoje PS ne te ardhmen, me ke do te beje koalicion. Dhe une e shoh te ardhmen te zymte”, ka shtuar Blushi.
Top Channel