Yassin Kadi: Nuk jam terrorist

02/09/2009 16:05

Sheiku saudit Yasin al Kadi rrefehet per here te pare per drejtesine shqiptare mbi terrorizmin, vizitat e tij ne vendin tone, pronat e sekuestruara dhe menaxhimin e tyre nga adiministratori Hamzah Abu Rayan edhe ky nen akuze per fshehje te fondeve dhe te pasurive te tjera ndaj  te cilave aplikohen masat kunder financimit te terrorizmit.

Gjithcka ne nje deklarate 12 faqeshe, anglisht, shqip dhe arabisht nenshkruar nga Yasin al Kadi e dhene per llogari te pales shqiptare perpara gjykates se Xhedahut ne Arabine Saudite, vend ne te cilin sheiku jeton aktualisht.

Deklarata e tij ka mberritur nepermjet nje leterporosie nga Ministria e Drejtesise dhe eshte depozituar ne Gjykaten e Krimeve te Renda.

Ne fakt Yasin al Kadi u eshte pergjigjur 25 pyetjeve te gjykates se krimeve te renda, te derguara muaj me pare pas nje debati ne gjykate nese sheiku saudit duhej pyetur me videokonference apo trupa gjyqesore shqiptare duhej te shkonte ne Arabine saudite.  

“Une nuk e kam vizituar Shqiperine qysh nga prilli 2001, natyrisht qe kur u ngrine asetet e mia ne vitin 2001 une nuk kam jetuar askund jashte mbreterise se Arabise Saudite, administrator. Persa me perpekt mua ne menyre absolute nuk ka asnje baze te vertete cfaredo qofte, per asnje akuza per pastrim parash apo financim te terrorizmit, qofte kunder meje, qofte kunder Hamza Abu Rajhan. Une jam jam viktime e nje padrejtesie flagrante dhe te vazhdueshme dhe u bej thirrje autoriteteve ne Shqiperi qe menjehere te lirojne pronat e mia dhe ato te kompanive te mia”, thuhet ne pergjigje.

Pervec apelit te mesiperm Yasin al Kadi thote se konfiskimi i pronave te tij eshte ndermarre ne menyre te gabuar pasi sipas tij nuk ka asnje vendim gjyqesor qe e shpall ate fajtor ne ceshtjet e terrorizmit.

Sheiku pohon se hyri ne listen e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara si person i dyshuar per financim te terrorizmit, por sipas tij ai asnjehere nuk eshte gjykuar apo shpallur fajtor per kete gje.

Ai flet per administratorin e tij Hamzah Abu Rajan qe sipas tij nuk ka pastruar para ashtu sikur e akuzon prokuroria dhe qe prej 2001 kohe ne te cilen i jane sekuestruar asetet ne Shqiperi, sheiku thote se nuk ka perfituar dhe nuk i eshte derdhur asnje shume ne banke.

Kjo leter porosi konsiderohet per Gjykaten e Krimeve te Renda teper e rendesishme sepse sqaron pozicionin e jordanezit Hamzan Abu Rajan ne ceshtjen e shoqerise “Lloxhal sh.p.k” edhe kjo nen sekuesatro nga shteti shqiptar.

Top Channel