Rreshen-Kalimash, rruga 1.02 miliarde USD

02/09/2009 16:15

Bechtel-Enka, konsorciumi qe po nderton segmentin Rreshen-Kalimash pjese e autostrades Durres-Kukes, ka realizuar vitin e kaluar me shume se 35 per qind te xhiros totale te sektorit te ndertimit ne Shqiperi.

Te dhenat zyrtare, te vete kompanise turke, Enka, te publikuara ne raportin vjetor, tregojne se vitin e kaluar qeveria shqiptare pagoi 333 milione euro vellim punimesh per ndertimin e autostrades.

Ne vitin 2008, sipas te dhenave te Institutit te Statistikave, ne total sektori i ndertimit ne Shqiperi, pati nje xhiro prej rreth 960 milione euro, prej te cilave me shume se nje e treta e saj u realizua vetem nga konsorciumi turko-amerikan.

Ne faqen zyrtare te Enkas zbulohet edhe nje tjeter tregues qe ka te beje me koston e rruges se shumeperfolur.

Ne kontraten fillestare qe qeveria shqiptare nenshkroi me Bechtel Enkan, kostoja vetem per segmentin prej 60 kilometrash Rreshen-Kalimash u parashikua ne 420 milione euro.

Por ne raportin financiar te audituar, i mbyllur ne mars te ketij viti, thuhet se si rezultat i puneve te artit, por edhe rritjes se paparashikuar te vellimit te punimeve, kostoja e vetem ketij segmenti tashme ka arritur ne 725 milione euro ose 1.02 miliarde dollare, kur ne total gjatesia e rruges eshte 170 kilometra.

Vellimi i madh i punimeve te Bechtel Enkas ka bere qe shifrat zyrtare te fshehin situaten e veshtire qe po kalon sektori i ndertimit, pasi te dhena konfidenciale te siguruara nga drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, flasin per renie te forta te xhirove deri ne 50 per qind per kompanite e tjera te ndertimit, e kryesisht ato qe nuk marrin pune publike.

Top Channel