Librazhd, burri djeg gruan me benzine

02/09/2009 08:40

Burri djeg gruan me benzine. Ngjarja e rende ka ndodhur ne fshatin Dorez te Rrethit te Librazhdit, rreth 15 kilometra larg qytetit.

Viktimat e dhunes kane qene ne fakt dy gra, bashkeshortja dhe nusja e djalit te 50-vjeçarit Sherif Topi, i cili eshte shpallur ne kerkim nga policia.

Por ndersa nusja ka “ngrene” vetem disa goditje me grushte e shqelma, bashkeshortja e Topit ka rrezikuar seriozisht jeten, pasi burri e ka sperkatur me benzine dhe i ka vene flaken.

Sipas burimeve konfidenciale te policise, Sherif Topi ka lyer me benzine bashkeshorten e tij, Makbulen, dhe me pas i ka vene flaken.

Sipas te afermve te familjes, ka qene vetem nena e Sherif Topit ajo qe ka shpetuar Makbulen 45-vjeçare, duke ia mbuluar shpejt trupin me nje batanije dhe 45-vjeçarja nuk ka rrezikuar jeten.

Sipas vete te demtuares, dhuna e ushtruar nga bashkeshorti 50-vjeçar ka qene e vazhdueshme dhe per kete kohe me pare kishte denoncuar ne polici.

Rasti me pare do i kalonte per shqyrtim edhe Gjykates se Librazhdit, por mesohet se kjo e fundit kishte mbyllur çeshtjen dy muaj me pare.

Makbulja ka kerkuar te kontaktoje me mediat dje dhe ka pohuar se bashkeshorti i saj kishte filluar te rrihte edhe nusen e djalit per shkaqe fare banale.

Fill pas kesaj ngjarjeje te rende, gruaja e dhunuar, perveçse ka kerkuar mbeshtetje nga mediat, ka bere kallezimin e dyte ne polici. Kesisoj, nena e kater femijeve ka vendosur te kerkoje te drejten e saj po ne dyert e asaj gjykate qe kohe me pare kishte heshtur.

Ky eshte rasti i dyte  kur nje person i akuzuar per dhune ne familje nuk denohet dhe perserit te njejtin krim.

Disa jave me  pare, nje grua 32-vjeçare nga Rrethi i Librazhdit udhetoi per ne Tirane, ku kerkoi fillimisht ndihmen e mediave dhe pastaj te policise, per ta shpetuar nga burri qe e dhunonte sistematikisht.

Top Channel