
Interesat e bonove te thesarit shenuan nje rekord te ri negativ ne ankandin e fundit te zhvilluar dje prane Bankes se Shqiperise.
Interesi maksimal i pranuar per bonot e thesarit 12-mujore fluturoi ne 9.35 perqind, me rritje prej 3 pikesh baze (100 pike baze e barabarte me 1 perqind), ne nje ankand ku bankat shfaqen oreks te veçante per interesa me te larta.
Ne fakt, ne ankand u shenua nje oferte per blerje bonoje me interes prej 9.9 perqind, shifer kjo e papare ne shume vite.
Ne ankand pati kerkese te dobet per te blere bono thesari, gje qe e detyroi qeverine te pranoje 22 nga 23 kerkesat konkurruese.
Qeveria e ka zvogeluar ndjeshem kerkesen per borxh publik, por, pavaresisht kesaj, ne treg nuk ka likuiditet te mjaftueshem per te sjelle ulje interesash.
Banka e Shqiperise vijon te jete aktive ne kete treg, duke blere nje pjese te konsiderueshme te titujve te borxheve te emetuara nga Ministria e Financave.
Rritja e interesave te bonove te thesarit pasqyron gjithashtu edhe shtimin e rrezikut te perceptuar te monedhes kombetare.
Top Channel