Gripi prek komandot ne Afganistan

02/09/2009 14:50

Virusi i gripit A H1N1 ka prekur 4 komando shqiptare me mision ne qytetin e Heratit ne Afganistan.

Burime te besueshme te Top Channel bejne me dije se ushtari Denis Sulko nga Lushnja pjese e brigades se nderhyrjes se shpejte po kurohet ne spitalin spanjoll te kampit, per shkak se gjendja e tij eshte me e rende.

Ndersa tre ushtaret e tjere jane izoluar ne nje dhome te kampit ku edhe po marrin mjekim.

Ushtaret shqiptare jane nisur kohet e fundit ne Afganistan dhe kryejne misionin nen komanden italiane. Sipas burimeve te besueshme ne kete kamp ka patur edhe 8 raste te tjera te prekura nga gripi i derrit por ata kane qene ne rradhet e ushtareve spanjolle.

Ministria e Mbrojtjes shqiptare ende nuk i konfirmon zyrtarisht rastet e prekura nga ky virus. Nderkohe jane te aferm  te tyre te cilet te shqetesuar kane kontaktuar me Top Channel per te mesuar me tej per shendetin e kater ushtareve.

Nga ana tjeter as Ministria e Shendetesise nuk eshte e informuar nga  mbrojtja per kater rastet per te cilet nuk dihet nese jane infektuar ne vendin ku ata kryejne misionin ushtarak apo e kane  marre  ne kohen kur ishin ne Shqiperi.

Top Channel ka arritur siguroje foto te vendstrehimit te ushtareve tane atje te cilat nuk jane aspak te pershtatshme.

Ndersa trupat e tjera qe jetojne ne kamp jetojne ne dhoma te pershtatshme ushtaret shqiptare qendrojne ne nje cader te rrezuar ku qendrojne 25 persona bashke ku higjiena eshte e manget dhe temperaturat shume te larta.

Top Channel