Pas orësh ankthi, gjendet në Tiranë 15-vjeçari që kërkohej nga familja, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
Ne mbledhjen e fundit me kabinetin e tij qeveritar, kryeministri Sali Berisha vleresoi se gjate mandatit u realizuan reformat me te medha, si dhe u mbajten premtimet e bera.
Shefi i qeverise permendi rritjen e pagave dhe te pensioneve, perfundimin e rruges Durres-Kukes, hyrjen e vendit ne NATO, ndersa shprehu mirenjohjen per ministrat e kabinetit te tij.
Ne mbledhje kryeministri duke folur per qeverine e re, theksoi se krijimi i saj do te jete kompleks.
Pritet qe sot pasdite rreth ores 18:30, Berisha,i cili do te jete kryeministri i ardhshem te bisedoje me kreun e LSI-se, Ilir Meta per ndarjen e posteve ministrore.
Sot pritet te marre fund gjithashtu edhe dilema nese Ilir Meta, perveç pozicionit te zv/kryeministrit, do te ulet ne karrigen e shefit te diplomacise apo te ministrit te Brendshem
Top Channel