Urbanet, bashkia mbyll syte para shkeljeve

28/08/2009 09:00

Te pakten 5 per qind e te moshuarve qe paraqiten ne urgjence te semure, humbasin ndjenjat ne autobus.

Duke u nisur nga moti i nxehte ne pergjithesi dhe temperaturat e larta ne urban ne veçanti, mjeket nga qershori ne shtator keshillojne: “Mos hipni ne autobuse pas ores 10:00”.

Po te mos ishte per te mbaruar punet apo per rruge te gjata, numri i qytetareve qe do te perdornin transportin urban nuk do te ishte edhe aq i larte ne kohe vape.

Por kushtet ekonomike, tarifat e shtrenjta te taksive, si dhe levizja disa here ne dite ne distanca te largeta na detyrojne te perdorim transportin publik, urbanet e autobuset.

Jane plot 10 linja urbanesh, qe pershkojne çdo dite rruget e kryeqytetit, qendrore apo periferike. Nente prej tyre jane te privatizuar, ndersa vetem nje eshte shteteror.

Top Channel