Blushi: Ja perse nuk kandidoj

27/08/2009 15:50

Kritiku kryesor i Edi Rames pas zgjedhjeve, Ben Blushi, nje dite pas mbledhjes se kryesise se Partise Socialiste, ka gjetur se shkaku kryesor i asaj qe e quan qendrim punist dhe primitiv te shumices se kryesise, eshte nje nga nenet e propozuar per ndryshim ne statutin e Partise Socialiste.

Ky nen percakton qe kryetari i cili humb zgjedhjet, humb njekohesisht edhe te drejten e rikandidimit.

“Statuti po rrezohet se i krijon Edi Rames mundesine per te mos kandiduar moralisht. Edi Rama ka humbur zgjedhjet dhe kete e di gjithe Shqiperia. Me vjen keq te them qe PS mund t’í jape nje mandat shtese nje njeriu qe ka humbur zgjedhjet dhe me vjen keq qe PS mund te vendoset ne periferi te shoqerise dhe t’i jape mundesi nje humbesi te rikandidoje, apo te zgjidhet ne krye te PS. Dua te them ketu qe PS e kishte zgjedhur Edi Ramen per te mundur Sali Berishen, gje qe nuk ndodhi dhe Edi Rama nuk mund te ngushellohet ne kete kongres duke mundur shoket dhe aleatet e vet. Ky eshte nje mgushellim i vogel, i cili nuk i mjafton askujt per ta rikthyer PS ne pushtet ne kushtet qe jemi”, ka pohuar Blushi.

Por rrezimi i kerkeses se tete anetareve te kryesise se Partise Socialiste, per ndryshimin e statutit ne kongresin e se shtunes, nuk eshte nje ceshtje e mbyllur.

Perpjekjet kryesore te Ben Blushit, Arben Malajt dhe mbeshtetesve te tyre do te fokusohen jo vetem tek kerkesa per te bindur kongresin te diskutoje nenet qe ndryshojne menyren e funksionimit te forumeve te PS, por edhe votimin e fshehte te tyre.

“Kjo gje po gjen mbeshtetje nga dita ne dite edhe pse ka presione. Jam i bindur dhe ia vlen te testohet, sepse, ne rast se projekti hidhet me vote te fshehte, ndryshimet ne statut fitojne. Fakti qe nuk futet ne rend te dites do te thote se nuk i jepet mundesia kongresit te votoje me vote te fshehte per nje domosdoshmeri qe ka PS per t’u decentralizuar dhe per te kaluar me shume pushtet nga qendra ne baze. Beteja jone do te jete te fusim ne rend te dites keto ndryshime statutore”, eshte shprehur Blushi.

Zoti Blushi, i cili njoftoi pas mbledhjes se kryesise se nuk do te kandidoje, per ate qe ai e quan mandatin e mbetur dyvjecar te kryetarit te partise, thote se pervec kesaj, arsyeja tjeter eshte mosperfshirja ne konflikt e degeve te PS per shkak te emrit te tij, duke mos i shtuar kosto te tjera Partise Socialiste.

Ne fund, pavaresisht sesi do te rrjedhin gjerat ne Kongres, Ben Blushi ka edhe dicka tjeter te qarte, voten e tij per kryetarin e Partise Socialiste.

“Morlaisht e kam te pamundur te votoj per kandidiatin qe ka humbur zgjedhjet dhe nuk mundi Sali Berishen. Do te votoja per kedo qe do ta mundte. Edi Rama e humbi kete shans”, ka shtuar Blushi.

Top Channel