Vlore, rrezikon te mbytet cifti fierak

25/08/2009 08:30

Nje çift nga Fieri qe kishte zgjedhur plazhet e Vlores, per te kaluar fundjaven e nxehte, kane rrezikuar seriozisht te mbyten ndersa kishin dale per te shetitur ne det me nje motor uji.

Pasi kane pushuar per dy ore ne nje nga plazhet e zones se Ujit te Ftohte, te rinjte kane vendosur te marrin nje motor uji me qira per te bere disa xhiro ne det dhe shijuar plazhet e bukura te Vlores.

Pasi kishin bere rreth 15 minuta pergjate bregdetit te Ujit te Ftohte, te rinjte nga Fieri kane vendosur te shohin nga afer brigjet e gadishullit te Karaburunit. Bukurite e gadishullit e kane shtyre çiftin qe te eksploroje dhe pjesen jugore te tij.

Teksa mrekulloheshin nga pamja fantastike, kane harruar te shohin gjendjen e karburantit dhe pas nje ore motori i ujit eshte fikur duke i lene te rinjte ne mes te detit.

Te dy jane munduar qe te shtyjne mjetin drejt brigjeve te shkembinjte, por pa rezultat. Ka qene e pamundur te mberrinin ne breg, pasi largesia ka qene e madhe dhe deti ka nisur te dallgezohej.

Ne keto kushte te rinjte jane detyruar te braktisin motorin dhe te kridhen ne uje. Kane nisur te notojne neper detin e trazuar per te arritur brigjet e gadishullit.

U eshte dashur te notojne per rreth dy ore, kur te rraskapitur kane mberritur ne breg te detit dhe pikerisht ne zonen e gjirit te Dafines, ku disa vite me pare perdorej nga klandestinet per te kaluar ilegalisht me gomone drejt brigjeve te Italise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA