SHBA, gjobitet me 13 milione usd “Philip Morris”

25/08/2009 11:00

Nje juri ne Shtetet e Bashkuara ka urdheruar gjigandin e prodhimit te cigareve “Philip Morris” t’i paguaje nje demshperblim prej 13.8 milione dollaresh vajzes se nje duhanpireseje qe vdiq per shkak te nje semundjeje ne mushkri.

Juria ne Los Anxheles vendosi ne favor te Jodie Bullock, mamaja e te ciles vdiq ne vitin 2003 nga kanceri, ne moshen 63 vjecare.

Vete “Philip Morris” ka deklaruar gjate procesit se viktima mund ta kishte lene duhanin kur te donte, duke qene se efektet e demshme te tij ishin te njohura.

63 vjecarja Betty Bullock e paditi “Philip Morris” ne prill te vitit 2001, duke e akuzuar si pergjegjes per demet shendetesore te shkaktuara nga cigarja.

Nje juri tjeter ne vitin 2002 e ndeshkoi kompanine me 28 bilione dollare gjobe, por nje gjyqtar e shkurtoi shumen ne 28 milione dhe me pas ne 13.8 milione dollare.

Top Channel