Angli, Braun i zhgenjyer nga Libia

25/08/2009 17:50

Kryeministri britanik, Gordon Braun u shpreh i shqetesuar dhe i zhgenjyer nga pritja qe iu rezervua atentatorit te Lokerbise nga ana e Libise.

Ky ishte edhe reagimi i pare zyrtar i bere nga kryeministri britanik Braun qe pas lirimit te atentatorit Abdelbaset al Megrahi nga amnistia e autoriteteve skoceze.

Kryeministri shpjegoi se ne muajin korrik ne nje bisede me liderin e Libise, Muamar Gedafi i kishte shpjeguar atij se nuk mund te kishte kurrfare ndikimi ne lirimin per arsye shendetesore te Megrahi sepse vendimi i takonte ekzekutivit skocez.

Top Channel