Guantanamo, i denuari kthehet ne Afganistan

24/08/2009 19:10

Administrata Obama ka liruar sot nje te burgosur nga burgu i Guantanamos ne Kube dhe ka bere qe ai te rikthehet ne Afganistan.

Behet fjale per lirimin e fundit nga qendra famekeqe e denimit, qe pritet te mbyllet pas pese muajsh.

Mohammed Jawad akuzohej se kishte hedhur nje granate dore qe kishte plagosur dy ushtare amerikane dhe perkthyesin e tyre ne vitin 2002 ne Kabul.

Jawad, nje nga te denuarit me te rinj te Guantanamos, aktualisht ndodhet me familjen e tij ne Kabul, ka bere te ditur majori i forcave ajrore amerikane David Frakt.

Top Channel