Ekonomia, BQE: Perpara ka rruge me gunga

24/08/2009 08:45

Presidenti i Bankes Qendrore Europiane, Jean Claude Trichet, deklaroi se ekonomia boterore mund te perballet me “rruge me gunga”, pavaresisht se shume te dhena flasin per fundin e recesionit me te eger ne 80 vjet.

“Ne shohim disa shenja se ekonomia reale po fillon te dale nga periudha e renies”, tha Trichet dje ne nje simpozium qe po zhvillohet ne SHBA. “Kjo nuk do te thote se ne kemi nje rruge me gropa perpara”.

Gjate javes se fundit, te dhenat statistikore treguan se Franca dhe Gjermania kane dale nga recesioni ne tremujorin e dyte te ketij viti, situate kjo shume me e mire nga sa pritej. Trichet e perdori fjalimin e tij ne SHBA per te mbrojtur veten nga kritiket, te cilet thone se Banka Qendrore Europiane ka vepruar shume me ngadale sesa Rezervat Federale ne SHBA per te luftuar recesionin.

“Kritikat ndaj nje banke qendrore jane si te qendrosh pas nje kthese dhe te presesh per te goditur, por nderkohe del huq”, tha Trichet. “Nje trajtim gradual ne situaten aktuale eshte menyra me e mire per t’u marre me kercenimin e stabilitetit te çmimeve”.

BQE ka ulur interesin baze ne 1 per qind dhe u ka ofruar bankave kesh ne sasi te pakufizuar me afat deri ne nje vit, ndersa ka blere rreth 60 miliarde euro bonde, me qellim qe te rrise kreditimin. Por amerikanet dhe britaniket kane qene me agresive ne kete drejtim.

Trichet paralajmeroi dje se nderhyrjet agresive per te zgjidhur krizen aktuale mund te krijojne procese te tjera krizash ne te ardhmen. Sipas tij, tani qeverite dhe bankat qendrore duhet te mendojne se si te riterheqin nga tregu likuiditetin e tepert monetar qe kane hedhur gjate periudhes se krizes.

Top Channel