Britania optimiste per daljen nga recesioni

24/08/2009 14:05

Pas Shteteve te Bashkuara, edhe Britania e Madhe percjell sinjale optimizmi per daljen nga recesioni.

“Rritja e besimit tek biznesi, do te thote se vendi eshte duke dale nga kriza”, shkruan “The Guardian”. Efektet e ketij lajmi u reflektuan menjehere pozitivisht ne bursen e Londres, ku kuotimi i aksioneve kete mengjes pesoi rritje te menjehershme. Kjo ishte hera e pare ne dy vjet qe treguesi i opinioneve te mbi 1.000 financiereve vendas, tregon rritje te besimit tek biznesi.

Politika te tilla si reduktimi i normave te interesit nga Banka e Anglise dhe ulja e takses mbi vleren e shtuar, i kane dhene biznesit vendas nje ndihmese te vyer ne perballimin e furtunes financiare. Sipas “The Guardian”, sektori qe reflekton me shume besim eshte ai i informatikes, i pasuar nga sektori bankar, financa, sigurimet shoqerore dhe ai pronave te paluajtshme.

Top Channel