Obama nuk terhiqet nga reforma ne shendetesi

20/08/2009 21:15

Per t’u mbrojtur ndaj akuzave se ka tradhetuar shpirtin e reformes ne shendetesi, Barack Obama eshte kthyer te mbroje akoma sistemin e sigurimeve publike si opsion i projektit te tij.

“Eshte nje ide e mire”, eshte shprehur presidenti amerikan ne nje interviste radiofonike, duke theksuar se ky nuk eshte aspekti i vetem i planit te tij.

Te shtunen e shkuar ne Kolorado, presidenti beri nje gjysme hapi mbrapa duke u konfirmuar me pas nga sekretarja e Shendetesise, Kathleen Sebelius e cila deklaroi per CNN-in se opsioni publik ishte nje element “i parandesishem” i reformes.

“Pozicioni yne nuk ka ndryshuar”, eshte shprehur Obama duke shtuar se “gjerat nuk po funksionojne dhe shume njerez po humbasin mbrotjen shendetesore”.

“Duhet bere dicka”, tha kreu i Shtepise se Bardhe.

Top Channel