Koplik, prishen 20 ndertime pa leje

20/08/2009 08:25

Rreth 20 ndertime pa leje jane prishur dje paradite ne qender te qytetit te Koplikut per t’i hapur rrugen nje investimi per ndertimin e rruges.

Ne shenjester te ndertimoreve kane qene ndertesa te cilat ishin bere pengese per zbatimin e planit te ri rregullues te qytetit te Koplikut. Aksioni i policise ndertimore eshte mbeshtetur dhe nga forcat e rendit qe kane siguruar mbarevajtjen e prishjeve te ndertimeve pa leje. Ndertimet e prishura kane qene kryesisht kioska dhe mure rrethues.

Aksioni i ndertimoreve ka nisur gjate paradites dhe ka perfunduar pasdite deri ne prishjen e ndertesave te planifikuara. Ne nje komunikim me mediat, kryetari i Bashkise se Koplikut, Ramadan Lika, eshte shprehur se “do te prishim te gjitha ndertimet qe bien ndesh me investimet, si ne rruge, etj. Ne te njejten kohe i bej thirrje te gjithe qytetareve te Koplikut, te cileve u ka ardhur letra per prishjen e ndertimit, qe te marrin masat per t’i hequr vete pajisjet”.

Nderkohe qyteti i Koplikut eshte nje nga zonat ku nje numer i larte ndertimesh pa leje behen pengese per zbatimin e planit rregullues te zones. Ne ditet ne vazhdim pritet vijimi i prishjeve te ndertimeve pa leje, te cilat pengojne kryerjen e investimeve.

Top Channel