Itali, shqiptaret dhe rumunet nxisin protestat

19/08/2009 19:15

Te burgosurit shqiptare dhe rumune ne disa burgje italiane jane hedhur ne proteste kunder kushteve te veshtira ne qeli te shkaktuara nga mbipopullimi.

Ne shume nga keto qendra, kapaciteti eshte tejkaluar me dyfishin e mundesive. Ne Rome, Komo, Firence, Peruxhia e Napoli, te burgosurit kerkojne kushte me te mira dhe me shume hapesire. Problemi po kthehet ne emergjence pasi pothuajse te gjitha strukturat strehojne gati dyfishin e kapacitetit.

Zedhenesi i nje prej sindikatave te gardianeve deklaroi se ekziston rreziku i shperthimit te dhunes ne burgje. Sipas tij, protestat e fundit jane nxitur nga te burgosurit shqiptare dhe rumune. Ne Itali ndodhen te burgosur rreth 63.500 vete, ku gjysma e tyre jane ne pritje te gjykimit. Mes te burgosurve jane edhe 2.610 shqiptare.

Ne vitin 2002 u nenshkrua marreveshja italo-shqiptare per terheqjen ne Shqiperi te te burgosurve, por deri tani eshte zbatuar vetem per 50 te denuar.

Top Channel