Izraeli: Kolonizimi nuk eshte bllokuar

18/08/2009 17:10

Izraeli pergenjeshtron lajmin sipas te cilit kolonizimet hebreje ne Cisjordani jane nderprere.

“Kolonizimet ne Cisjordani dhe ne Jeruzalemin lindor nuk jane bllokuar”, eshte shprehur zedhenesi i qeverise Netanjahu.

Sipas disa mediave boterore Izraeli ne menyre te heshtur kishte ndaluar miratimin e projekteve te reja kolonizuese ne Jeruzalem dhe Cisjordani per te mos iu kundervene me tej zyrtarisht SHBA-se e cila ka kerkuar nje nderprerje te perkoheshme te kolonizimeve.

Nderkohe megjithese projektet kolonizuese e miratuara nga qeveria e meparshme nuk jane ndaluar, qeveria e re ende nuk ka miratuar ndertime te reja.

Top Channel