Tension ne Afganistan, viktima e te plagosur

15/08/2009 08:30

Te pakten tre persona u vrane dhe 70 te tjere u plagosen sot ne Kabul ne nje atentat kamikaz me autobombe pikerisht perpara hyrjes se shtabit te pergjithshem te forcave te NATO-s ne Afganistan.

Ngjarja ka ndodhur vetem pese dite para zgjedhjeve presidenciale.

Sulmi ndodhi rreth ores 08:30 (04:00 GMT), duke shkaterruar nje pengese te madhe prej betoni qe mbronte bazen ushtarake e duke thyer xhamat e ndertesave te zones.

Shperthimi ndodhi rreth njeqind metra larg ambasades britanike.

Top Channel