Aksident ne Divjake, nje i vdekur

15/08/2009 13:55

Nje aksident automobilistik ka ndodhur mbremjen e djeshme ne aksin rrugor Divjake plazh ne hyrje te pishave.

Nje makine veture rover me targa greke ka dale nga rruga e eshte perplasur me nje pishe ne ane te rruges.

Si pasoje e kesaj perplasjeje ka mbetur i vdekur ne vend Ervehe Sinani 26 vjece, e cila udhetonte me bashkeshortin e saj Albert Sinani 35 vjec, i cili drejtonte dhe automjetin.

Sipas policise shkak i aksidentit ka qene shpejtesia e madhe e mjetit dhe mundesia e paket e frenimit ne rruge me cakull, se sic dihet kjo rruge eshte ne ndertim gje qe ka bere qe makina te dale nga rruga.

Top Channel