Tajvan, presidenti njofton per 500 viktima

14/08/2009 09:50

Cikloni Morakot qe preku Tajvanin, mund te kete shkaktuar nje tragjedi te vertete ne vendin ishullor.

Kete e konfirmon presidenti i Tajvanit, Ma Jing-jeou, sipas te cilit, mendohet se numri i viktimave mund ta kaloje shifren 500. Diten e djeshme, funnksionare te qeverise konfirmuan vdekjen e rreth 300 personave vetem ne fshatin Hsiao Li, te cilet jane mbuluar nga lumi i baltes se shkaktuar nga shirat e furishem.

Presidenti foli pasi mblodhi shtabin e emergjences dhe ate te ndihmave. Bilanci zyrtar aktual eshte 117 viktima.  

Top Channel