Rusi, shtyhet denimi per Khodorkovskin

14/08/2009 15:55

Gjykata e Moskes ka shtyre deri ne 17 nentor mbajtjen ne burg te ish kreut te kompanise se naftes Yukos, Mikhail Khodorkovski dhe ish ortakut te tij, Platon Lebjedev.

Lajmin e ben te ditur agjencia e lajmeve Interfax, sipas se ciles, avokatet kane njoftuar apelimin e vendimit. Vendimi i ri kunder Khodorkovskit dhe Lebjedevit eshte marre pas nje hetimi qe ka nisur qe ne vitin 2005 kur u mbyll gjyqi qe e akuzonte ate per mashtrim dhe u denua me 9 vjet heqje lirie.

Me ardhjen ne pushtet te ish presidentit Vladimir Putin, Khodorkovski ishte shenjestra e tij e pare edhe pse ai ishte nje nga njerezit me te rendesishem te vendit.

Top Channel