Lojtaret kuqezi, ne ndihme te kapitenit

14/08/2009 09:00

Rezultati historik i se merkures, ku Shqiperia fitoi 6-1 perballe Qipros, duke praktikuar nje futboll mjaft cilesor, eshte karakterizuar edhe nga nje episod mjaft domethenes ne fushen e lojes.

E gjithe skuadra eshte vendosur perkrah kapitenit Ervin Skela, duke e lejuar qe te ishte ai goleadori i mbremjes. Fantazisti vlonjat ishte njeri prej protagonisteve kryesore ne “Qemal Stafa”, me dy gola te realizuar me 11-metersh. Penalltite jane fituar pas inkursioneve te rrezikshme te Hamdi Salihit ne zonen qipriote, ndersa lojtaret e tjere e kane mbeshtetur 32-vjecarin qe t’i ekzekutonte.

Kjo per faktin se nje paraqitje e mire ne arenen nderkombetare do ta ndihmonte Skelen qe te gjente nje skuader cilesore ku do te aktivizohet ne sezonin e ri. Kapiteni i perfaqesueses kuqezi ne mungese te Altin Lales, zhbllokoi rezultatin ne minuten e 26-te, duke sigluar golin e avantazhit te perkohshem 1-0 te Shqiperise.

Top Channel