Lindje e Mesme, OKB: Izraeli te ndale kolonizimin

14/08/2009 15:45

Komisioneri i larte i OKB-se per te Drejtat e Njeriut, Navi Pillay, i ka bere thirrje Izraelit te ndale politiken ekspansioniste te kolonive, duke i cilesuar keto te fundit si te paligjshme.

Ne nje raport, Pillay ka denoncuar “shkeljet e renda te kryera nga shteti hebre gjate sulmeve ne Rripin e Gazes ne periudhen dhjetor-janar.

“Qeveria e Izraelit duhet te ndale ekspasionin e kolonive te tij, qe jane te paligjshme”, ka shpjeguar pergjegjesi i OKB-se ne raportin e tij, qe i referohet pikerisht situates te se drejtave te njeriut ne territoret plestineze nga sulmi izraelit deri ne muajin prill.

Ne dokumentin qe do te prezantohet gjate sesionit te Keshillit te te Drejtave te Njeriut ne Gjeneve, nga 14 shtatori ne 2 tetor, Pillay kerkon edhe “ndaljen e menjehershme te largimit dhe shkaterrimit te shtepive te palestinezeve”.

“Situata e te drejtave te njeriut qe tashme eshte kritike, nuk ka ndalur asnjehere te perkeqesohet”, ka theksuar Pillay duke folur per dhunen e rende gjate sulmeve ne Tsahal te Gazes.

Top Channel