Kine, filtrat ne kompjutera nuk do vendosen

14/08/2009 16:25

Kina nuk do vendose filtra ne kompjuterat qe do perdoren brenda territorit te vendit komunist.

Pas lajmit per prodhimin e kompjuterave me filtra te posacem vetem per tregun vendas, ministri i Informacionit, Li Jizhong ka hedhur poshte nje gje te tille, duke thene se filtri Grren Dam nuk do te vendoset. Vendimi eshte marre pas protestave te shumta nga shoqatat e prodhuesve nga Europa, SHBA, Tajvani dhe Koreja e Jugut.

Protesta ka pasur edhe nga perdoruesit e thjeshte te internetit ne Kine qe mendohet te jene rreth 300 milione persona. Software i ri qe do instalohej ne kompjutera synonte bllokimin e disa faqeve te censuruara ne Kine.

Top Channel