
Shqiperia U-21 humbi 1-2 me Malten ne miqesoren e zhvilluar ne stadiumin e Durresit “Niko Dovana”.
Pjesa e pare ishte thuajse nen dominimin e shpreses sone. Ne minuten e 35-te, Januzi shenon golin e avantazhit per skuadren tone, nje rezultat i cili u ekuilibrua shume shpejt.
Gjyqtari Jareci akordon nje 11-metersh per maltezet, qe shnderrohet ne gol nga Cirkop.
Skuadra kuqezi u perpoq te shenonte ne disa raste, por pjesa e pare u mbyll ne barazim 1-1.
Ne te dyten kuqezinjte ishin thuajse inekzistent, duke iu imponuar lojes se maltezve te cilet gjeten edhe golin e avantazhit ne minuten e 70-te pas nje aksioni perfekt te Veles dhe Ciantar.
Ndeshja e radhes se shpreses kuqezi do te jete ajo e 5 shtatorit po ne stadiumin e Durresit “Niko Dovana” ku do te prese Azerjbaxhanin per eliminatoret e Europianit.
Top Channel