Rinas, mblidhen 8500 euro per bamiresi

13/08/2009 08:55

Vitin e kaluar, pasagjeret qe  udhetuan nga Aeroporti Nderkombetar i Tiranes (TIA) paten mundesine  te ndihmonin njerez ne veshtiresi.

Pasagjeret dhe stafi i aeroportit dhuruan para per njerez ne nevoje, iniciative kjo e Karitasit shqiptar ne bashkepunim me TIA.

Gjate vitit 2008, nepermjet kesaj iniciative, u grumbullua nje shume prej 8500 eurosh ne kutite e vendosura ne terminalin e aeroportit “Nene Tereza”.

Karitasi shqiptar grumbullon fondet e nevojshme per qellimet e tij nepermjet dhurimeve, mbledh shuma te ndryshme si rrjedhoje e fatkeqesive natyrore, si dhe dhurata nga grupe te ndryshme apo individe.

Ne perpjekjet te tij per te ndergjegjesimin e publikut shqiptar per te dhene kontribute individuale per bamiresi, Karitasi ka lidhur marreveshje me TIA-n per te vendosur kuti grumbullimi fondesh ne ambientet e terminalit te aeroportit.

“Karitasi shqiptar drejton, zhvillon dhe nderton institucione apo iniciativa sociale, siç jane shkolla, qendra shendetesore, spitale, strehime dhe qendra sociale per njerez ne nevoje. Per kete arsye, TIA eshte perkushtuar ne mbeshtetjen e iniciativave te Karitasit shqiptar,
duke perfaqesuar nje partner te qendrueshem ne grumbullimin e fondeve”, thote drejtoresha e Pergjithshme Ekzekutive e TIA-s, Andrea Gebbeken.

Shuma prej 8500 eurosh e mbledhur ne kutite e grumbullimit po perdoret per mbeshtetjen e iniciativave te veçanta: nje projekt synon te ofroje ndihme dhe te mbeshtese integrimin e femijeve rome, me qellim kryesor shkollimin, duke u dhene atyre bazat e shkrimit dhe leximit. Nje projekt tjeter ka si qellim ndihmesen ne sponsorizimin e femijeve te varfer dhe te pastrehe.  
 

Top Channel