Kombetarja, Kuzhe: Beme nje loje shume te mire
13/08/2009 09:45
Lojtaret e kombetares jane shprehur te kenaqur per rezultatin e djeshem ne miqesoren me Qipron, ku perfaqesuesja jone fitoi 6-1 ne “Qemal Stafa”.
Trajneri Kuzhe theksoi se ekipi zhvilloi nje loje shume te mire dhe se ndihej i kenaqur per tifozet kuqezi.
“Jam i kenaqur per rezultatin, por edhe per tifozet pasi beme nje loje shume te mire”, tha Kuzhe ne konferencen per shtyp pas takimit. Ne te njejtin mendim kane qene edhe Duro dhe Cana.
“Mendoj se gjithe se bashku kemi nevoje per te tilla ndeshje”, theksoi Duro.
Nderkohe sipas Canes, “trajneri ka nje plan afatgjate dhe e ka te qarte se cfare duhet bere me ekipin”.
Top Channel