Schumacher: Badoer, zgjedhja e duhur

12/08/2009 15:25

“Zgjedhja e Badoer eshte ajo e duhura”. Keshtu eshte shprehur Michael Schumacher, ne konferencen per shtyp ne Gjeneve ku dhe shpjegoi arsyet e doreheqjes se tij nga drejtimi i Ferrarit.

“Badoer eshte nje mik i mire dhe shume i pergatitur. Ka bere shume per te qene pjese e gares. Nuk garon prej shume kohesh, por nje njeri si ai mund ta beje”, eshte shprehur piloti gjerman.

Duke folur per Massan, Schumacher ka theksuar:

“Kemi qene gjithnje ne kontakt, jemi te lidhur nga nje miqesi e ngushte dhe kjo ishte arsyeja pse isha i disponueshem ta zevendesoja. E di qe ende nuk mund te stervitet ne palester, por po ben maksimumin”, eshte shprehur shtate here kampioni i botes.

Top Channel