Fiorentina blen talentin argjentinas
12/08/2009 15:45
Fiorentina arrin te mposhte konkurrencen e Juventusit dhe Interit per lojtarin e talentuar argjentinas, 19 vjecarin Eduardo Antonio Salvio.
Skuadra nga Firenze ka derdhur plot 10 milione euro ne arken e Lanusit, duke arritur te nenshkruaje nje kontrate 5 vjecare me sulmuesin. Salvio ka fituar edhe besimin e trajnerit te kombetares se Argjentines, Maradona pasi ne muajin maj ai debutoi me fanelen bardhekalter kunder Panamase.
Lajmin e blerjes se tij e publikon gazeta “Corriere dello Sport”, sipas se ciles, lojtari ka nenshkruar per 5 vjet dhe do perfitoje 600 mije euro ne sezon.
Top Channel