Estoni, Kaka humbet ne Talin
12/08/2009 10:50
Rruget e shumta te kryeqytetit te Estonise, Talin kane ngaterruar yllin brazilian Kaka, i cili ndodhet ne vendin balltik per nje ndeshje miqesore mes dy kombetareve.
Sipas agjencise ruse te lajmeve RIA-Novosti, fantazisti i Real Madrid ka perfituar nga pushimi qe u la dhene lojtareve trajneri Dunga, per te vizituar qytetin e Talinit.
Por ne momentin e kthimit per ne hotelin e kombetares se Brazilit, Kaka nuk ka arritur te orientohet, duke humbur rrugen. Ai i eshte drejtuar nje polici, i cili e ka shoqeruar deri ne rezidencen e kombetares Selecao.
Top Channel