
Keisi Stoner dhe Dukati “divorcohen” perkohesisht. Piloti australian nuk do te marre pjese ne tri garat e ardhshme te MotoGP (Brno, Indi dhe Misano), per shkak te problemeve shendetesore qe e kane munduar se fundmi.
“Mjeket mendojne se gjate Cmimit te Madh te Barcelones kam rene ne kontakt me nje virus, i cili me ka shkaktuar probleme fizike. Kjo shpjegohet edhe me lodhjen qe ndiej gjate kesaj periudhe”, deklaroi Stoner.
“Pas diagnozes vendosem te mos marr pjese ne tri garat e ardhshme, ne menyre qe te rikuperohem dhe te rikthehem ne formen optimale. Megjithate, mjeket po vazhdojne analizat per te kuptuar shkakun, ne menyre qe te sigurohemi se kjo nuk do te ndodhe me”.
Gjendja fizike e Stoner nuk u permiresua, pavaresisht pushimeve qe piloti beri ne fermen ne Australi. “Drejtuesit e Dukatit me mirekuptuan. Me vjen keq per fabriken, skuadren time, sponsoret dhe tifozet. Do te bej te pamunduren qe te rikthehem ne formen optimale ne garen e Portugalise”, perfundoi ai.
Top Channel