Shqiperia, 11 muaj pa shijuar fitoren

11/08/2009 08:45

Pervecse nje test i mire perpara ndeshjes eliminatore me Danimarken (me  9 shtator ne Tirane), miqesorja me Qipron sherben edhe per lojtaret e rinj dhe per te provuar skema te reja loje.

Ne takimin e se merkures mund t’i jepet fund ecurise negative te Kombetares. Ne fakt, Shqiperia nuk regjistron asnje fitore qe prej 11 muajsh: e fundit eshte ajo 3-0 kunder Maltes, me 10 shtator 2008, per eliminatoret e Boterorit.

Qe prej asaj periudhe jane regjistruar 4 barazime dhe 4 humbje, mes ndeshjeve miqesore dhe eliminatore. Me Ari Han, jane barazuar dy takime eliminatore (Portugali e Malte) dhe nje miqesore (Azerbajxhan), ndersa jane regjistruar humbje kunder Hungarise (dy here) dhe Danimarkes.

Per kroatin Josip Kuzhe, sfida me ishulloret eshte e treta ne krye te perfaqesueses shqiptare. Deri me tani, me trajnerin 56-vjecar kuqezinjte kane humbur 2-1 me Portugaline (me 6 qershor 2009), pas nje paraqitjeje shume te mire, ndersa kater dite me pas, barazuan 1-1 miqesoren me Gjeorgjine.

Top Channel