Leonardo: Milani, ne garen per titull

11/08/2009 10:25

Besim te plote te skuadra, pavaresisht paraqitjeve te dobeta ne miqesoret e luajtura ne prag te edicionit te ri. Kjo eshte menyra si paraqitet Leonardo, trajneri i ri i Milanit, ne intervisten e dhene per faqen zyrtare te klubit.

 “Besoj se Milani eshte gjithmone mes skuadrave qe duhet te synojne te fitojne titullin, kete na e imponon ADN-ja jone”, theksoi tekniku brazilian, i cili pasoi ne kete detyre Karlo Ancelotin.

“Eshte normale qe te gjithe ata qe jane pjese e ketij klubi, te kene objektiva te tille: kjo eshte ajo qe ndiejme dhe qe deshirojme. Mendoj se per te qene nje prej rivaleve per triumfin ne Serine A, duhet te tregojme forcen tone dhe çfare jemi ne gjendje te bejme gjate gjithe vitit”.

“Timonieri” kuqezi thekson se ekipi eshte ndertuar mbi baza solide: “Boshtin me lojtaret kryesore e kemi. Nese gjate sezonit do te mund te mbeshtetemi tek i gjithe kontingjenti yne, do te jemi nje skuader e madhe”.

Top Channel