Kuzhe optimist per kombetaren e se ardhmes

11/08/2009 15:45

Duke pare se shanset e kualifikimit te Shqiperise ne kete boteror kane perfunduar, trajneri i Kombetares shqiptare, Josif Kuzhe ka bere gati planin per skuadren e tij te ardhshme, ku pikerisht vemendja me e madhe do te jete te lojtaret e rinj.

“I kam dhene FSHF-se nje program 1 vjecar. Qellimi i tij eshte pergatitja e skuadres per eleminatoret e ardhshme. Po mundohemi te rrisim cilesine e lojes tone. Per mua, per FSHF-ne dhe per te gjithe ne eshte teper e rendesishme fitorja. Duhet te krijojme atmosfere mjaft te mire ne skuader dhe t’i japim mundesine tifozeve te shpresojne ne te ardhmen e kesaj skuadre. Normalisht ne do te kerkojme rezultatin, por ndeshjet miqesore na japin mundesine te testojme lojtare per te ardhmen”, shprehet kroati.

Kapiteni Skela kerkon impenjim maksimal nga skuadra, nderkohe qe sulmuesi Bogdani i meshon faktit qe tani nuk ka me skuadra te vogla. “Duhet ta vleresojme kombetaren ne maksimum cdo ndeshje. Me ekipe te medha jemi te motivuar dhe kete duhet ta bejme edhe me ekipe te vogla”, shprehet mesfushori vlonjat. Ndersa Erjon Bogdani kerkon nga skuadra, te njejtin impenjim si me Portugaline.

Presidenti i FSHF-se, Armand Duka eshte i kenaqur me punen e deritanishme te trajnerit Kuzhe dhe ashtu si tifozet e kombetares, ai eshte ne pritje te rezultateve pozitive. “Kuzhe ka zbatuar gjithcka nga ato qe i kemi kerkuar. Eshte shume afer futbollit te Shqiperise dhe tashme presim rezultate. Nese kualifikohemi ose jo, duhet te presim shortin”, thekson Duka.

Perballe Qipros, Kombetarja shqiptare do te luaje me sistemin 4-4-2. Porta do te mbrohet nga Hidi, ne mbrojtje do te jene Vangjeli, Dallku, Cana dhe Curri. Mesfusha do t’i besohet Bulkut, Duros, Skeles dhe Agollit ndersa per golin do te mendojne Bogdani dhe Salihi.

Top Channel